Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve dhe Milani zhvillojnë derbin e javës

Juventusi dhe Milani zhvillojnë derbin e javës së 31-të në Serie A, në ndeshjen që zhvillohet në Allianz Stadium në Torino.

Zonja e Vjetër qëndron pa konkurrencë në krye të tabelës me 18 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Napoli, prandaj do t’i qaset me qetësi këtij takimi.

Rossonerët kanë nevojë për pikë, duke qenë se rrezikojnë pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, për këtë arsye pritet të zhvillojnë një ndeshje të mirë kundër kampionit italian.

Natyrisht se do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Massimiliano Allegri dhe Gennaro Gattuso.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Rugani; Spinazzola, Bernardeschi, Emre Can, Bentancur, Alex Sandro; Dybala, Mandzukic.

Banka rezervë e Juventusit: Pinsoglio, Chiellini, Khedira, Cancelo, Matuidi, Pjanic, Kean, Del Favero, Matuidi, Nicolussi Caviglia.

Formacioni startues i Milanit: Reina; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini.

Banka rezervë e Milanit: A Donnarumma, Soncin, Abate, Caldara, Laxalt, Strinic, Zapata, Bertolacci, Biglia, Mauri, Castillejo, Cutrone.

/Telegrafi/

Exit mobile version