Juventusi është nikoqir i Milanit në njërën prej përballjeve vendimtare për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Bianconerët janë të katërtët në renditje me 69 pikë, aq sa kanë edhe Rossonerët një vend më poshtë, ndërsa Napoli në vend të tretë ka 70 pikë, kurse Atalanta në vend të dytë numëron 72 pikë.
Sfida që zhvillohet në Allianz Stadium është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi mund ta vulosë rrugëtimin e tyre për top-katërshe.
Trajnerët Andrea Pirlo dhe Stefano Pioli i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë takim vendimtar.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo.
Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Brahim Diaz, Calhanoglu; Ibrahimovic.
/Telegrafi/