Juventusi dhe Ajaxi e zhvillojnë ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Allianz Stadium në Torino.
Sfida e parë e zhvilluar në ‘Johan Cruyff Arena’ u mbyll me rezultat të barabartë (1-1), ashtu që Zonja e Vjetër kualifikohet në gjysmëfinale me çfarëdo fitore apo me barazim pa gola.
Klubi nga Amsterdami vazhdon tutje në rast se e fiton përballjen ose nëse barazon me dy e më shumë gola. Rezultati 1-1 e dërgon ndeshjen në vazhdime.
Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Erik ten Hag i kanë gati formacionet e tyre për këtë takim.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo.
Formacioni startues i Ajaxit: Onana; Veltman, Blind, De Ligt, Mazraoui; De Jong, Van de Beek, Schone; Neres, Tadic, Ziyech.
Sfida tjetër çerekfinale e kësaj mbrëmjeje (e martë) zhvillohet ndërmjet Juventusit dhe Ajaxit. /Telegrafi/