Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve-Chelsea, dueli i të fortëve të Grupit H

Allianz Stadium është arena e përballjes ndërmjet Juventusit dhe Chelseat në raundin e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër e nisi me fitore bindëse ndaj Malmos këtë edicion të garës më të madhe për klube, kurse Blutë fituan me një gol ndaj Zenit St Petersburgut.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Massimiliano Allegri dhe Thomas Tuchel, të cilat i kanë gati formacionet për takimin e Grupit H.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Chiesa, Bernardeschi.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Marcos Alonso; Ziyech, Havertz; Lukaku.

/Telegrafi/

Exit mobile version