Interi e ka kundërshtar Fiorentinan në ndeshjen hapëse të sezonit 2017/2018 në Seria A për këto dy skuadra.
Nerazzurrët e mbyllën sezonin e kaluar në pozitën e shtatë në tabelë duke mbetur jashtë zonës së Evropës.
Ndërkaq, Viola ishte një vend më poshtë (në pozitën e tetë) me dy pikë më pak se kundërshtari i sotëm (e diel).
Luciano Spalletti u angazhua si trajner i zikaltërve në muajin qershor dhe hierarkia e klubit ia ka besuar atij planin e rindërtimit dhe kthimit të skuadrës në majat e futbollit italian dhe evropian.
Nga ana tjetër, Stefano Pioli u shkarkua nga Interi në muajin maj pas rezultateve jo të mira dhe në qershor mori drejtimin e Fiorentinas. Kjo ndeshje mund t’i shërbejë edhe për hakmarrje ndaj ish-ekipit të tij.
Formacioni bazë i Interit: Handanovic; Nagatomo, Miranda, Skriniar, D’Ambrosio; Vecino, Brozovic, Candreva, Borja Valero, Perisic; Icardi.
Formacioni bazë i Fiorentinas: Sportiello; Tomovic, Astori, Vitor Hugo, Maxi Olivera; Sanchez, Veretout, Eysseric, Benassi, Gil Dias, Simeone.
/Telegrafi/