Telegrafi

Formacionet zyrtare: Interi dhe Fiorentina zhvillojnë përballjen e parë të xhiros së gjashtë

Interi është nikoqir i Fiorentinas në ndeshjen e xhiros së gjashtë në Serie A.

Do të jetë kjo një përballje mjaft e ngushtë kur kihet parasysh se Nerazzurrët luajnë në shtëpi, ndërkohë që Viola e ka nisur mirë sezonin e ri.

Në pesë xhirot e para kampionale, zikaltrit kanë regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje dhe numërojnë shtatë pikë.

Nga ana tjetër, skuadra nga Firence ka arritur tri fitore, një barazim dhe një humbje duke arkëtuar 10 pikë.

Trajnerët Luciano Spalleti dhe Stefano Pioli i kanë gati formacionet dhe taktikat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Candreva, Nainggolan, Perisic; Icardi.

Formacioni startues i Fiorentinas: Lafont; Milenkovic, Pezzella, Hugo, Biraghi; Benassi, Veretout, Edimilson Fernandes; Mirallas, Simeone, Chiesa.

/Telegrafi/