Arsenali është nikoqir i Aston Villas në Emirates Stadium, ku zhvillohet ndeshja e xhiros së pestë në Ligën Premier.
Topçinjtë e kanë nisur në mënyrë të mrekullueshme sezonin e ri në kampionatin anglez duke regjistruar katër fitore në katër takimet e para dhe kanë për qëllim të vazhdojnë me këtë ritëm.
Aston Villa ka vetëm një fitore dhe tri humbje në këtë fillimsezoni, andaj do ta ketë të vështirë përballjen e sotme (e mërkurë).
Trajnerët Mikel Arteta dhe Steven Gerrard i kanë përgatitur skuadrat, me të cilat do ta nisin takimin nga minuta e parë.
Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Tierney; Xhaka, Lokonga; Saka, Odegaard, Martinelli; Gabriel Jesus.
Formacioni startues i Aston Villas: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Digne; McGinn, Kamara, Ramsey; Bailey, Watkins, Buendia.
/Telegrafi/