Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: ‘El Clasico’, një fillim ëndrrash i sezonit të ri

Barcelona është nikoqir i Real Madridit për ta zhvilluar ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës para tifozëve në Camp Nou.

Trajnerët Ernesto Valverde dhe Zinedine Zidane kanë nxjerrë në fushë lojtarët, të cilëve u besojnë më së shumti për këtë duel, i cili pritet me dëshirë të madhe nga tifozët e futbollit.

Real Madridi e fitoi titullin e 33-të të La Ligas në sezonin e kaluar

Superkupa e Spanjës është një përballje që zhvillohet me dy ndeshje, në sistemin vendas dhe mysafir, që zhvillohet ndërmjet kampionit të La Ligas (në këtë rast Real Madridit) dhe fituesit të Kupës së Mbretit (gjegjësisht Barcelonës).

Lexo po ashtu Analizë dhe parashikim: Barcelona - Real Madrid

Këtë vit, ndeshja e parë zhvillohet sot (13 gusht) në Camp Nou, kurse sfida kthyese luhet të mërkurën (16 gusht) në Santiago Bernabeu.

Barcelona fitoi trofeun e 29-të të Kupës së Mbretit

Për herë të fundit një ‘El Clasico’ për Superkupë u zhvillua në vitin 2012. Asokohe fitues u shpallën Mbretërit falë golit si mysafir.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Vidal, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Iniesta, Rakitic; Messi, Suarez, Deulofeu.

Banka rezervë e Barcelonës: Cillessen, Semedo, Denis, Mascherano, Alcacer, Digne, Roberto.

Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro; Kroos, Kovacic; Isco; Bale, Benzema.

Banka rezervë e Real Madridit: K Casilla, Nacho, Ronaldo, Theo, Lucas V., Asensio, Ceballos.

/Telegrafi/

Exit mobile version