Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Dueli i gjigantëve, Liverpooli dhe Reali në sfidën e parë të tetës së finales

Anfield Road është arena e përballjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet gjigantëve të futbollit evropian, Liverpool dhe Real Madrid.

Los Blancos dolën fitues në duelin e tyre të fundit në garën elitare duke u mposhtur në finalen e 28 majit 2022 në Stade de France.

Sa u përket pozicionimeve në kampionatet respektive është një periudhë interesante të sezonit, kur Redsat janë duke u përpjekur të kthehen kah vendet e para në tabelë, kurse Los Blancos duan ta ngushtojnë diferencën me Barcelonën në garën për titull.

Do të shohim një përballje taktikash të strategëve të futbollit Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti, të cilët i kanë zgjedhur me vëmendje formacionet startuese.


Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Bajcetic, Fabinho, Henderson; Salah, Darwin Nunez, Gakpo.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Fede Valverde, Camavinga, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius.


/Telegrafi/

Exit mobile version