Telegrafi

Formacionet zyrtare: Derbi madrilen në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Real Madridi dhe Atletico Madridi takohen në Santiago Bernabeu për ta zhvilluar të ashtuquajturin ‘El Derbi Madrileno’ në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Skuadra fituese do të vazhdojë në gjysmëfinale të Copa del Rey, ku tashmë janë kualifikuar Barcelona dhe Osasuna.

Strategët Carlo Ancelotti dhe Diego Simeone i kanë caktuar taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Nacho, Militao, Rudiger, Mendy; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vini Jr.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Molina, Savic, Hermoso, Reinildo; Correa, Koke, De Paul, Lemar; Morata, Griezmann.


Valencia dhe Athletic Bilbao janë dy skuadrat tjera që luftojnë për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. /Telegrafi/