Telegrafi

Formacionet zyrtare: Derbi londinez ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit edhe në Kupën EFL

Arsenali dhe Tottenham Hotspur do ta zhvillojnë derbin lokal edhe në Kupën EFL (të njohur si Carabao Cup).

Dy skuadrat rivale nga qyteti i Londrës kërkojnë një vend në gjysmëfinale të kësaj gare.

Trajnerët Unai Emery dhe Mauricio Pochettino i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Arsenalit: Cech, Maitland-Niles, Sokratis, Xhaka, Monreal, Torreira, Guendouzi, Mkhitaryan, Ramsey, Iwobi, Aubameyang.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Gazzaniga, Trippier, Alderweireld, Davies, Rose, Winks, Sissoko, Eriksen, Dele, Lucas, Son.

Kampioni i Ligës Premier, Manchester City, tashmë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës EFL, pasi eliminoi Leicester Cityt pas ekzekutimit të penalltive falë heroizmit të portierit të Kosovës, Arijanet Muriqi.

Ndërkaq, në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Burton Albion që eliminoi Middlesbroughun. /Telegrafi/