Manchester City është nikoqir i Liverpoolit për ta zhvilluar ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë i zhvilluar në Anfield përfundoi me fitoren e Redsave me rezultat 3-0 dhe tash në Etihad Stadium do të vendoset gjithçka se cila nga skuadrat do të kualifikohet në gjysmëfinale.
Mission impossible? Let's see! Come on, City!
City v Liverpool
UEFA Champions League
Etihad Stadium
19:45 UK#cityvlfc pic.twitter.com/FsjLuSSxGU— Manchester City (@ManCity) April 10, 2018
Objektivi i skuadrës vendase do të jetë ta përmbysë rezultatin dhe për ta bërë këtë duhet t’i shënojë më shumë se tre gola.
Nga ana tjetër, duhet të ketë kujdes në fazën defensive, pasi një gol i pranuar do të thotë se City duhet të fitojë me katër gola epërsi.
Mysafirët do të përpiqen ta mbrojnë rezultatin e tyre, meqenëse janë në avantazh prej tre golash dhe do të tentojnë të ndëshkojnë duke realizuar ndonjë gol për t’ia shuar kundërshtarit edhe shpresat më të vogla.
Training – ✅
All eyes on Manchester. #MCILIV pic.twitter.com/TkL8u1GoPy
— Liverpool FC (@LFC) April 10, 2018
Do të jetë një tjetër përballjet taktikash ndërmjet Pep Guardiolas dhe Jurgen Kloppit.
Formacioni zyrtar i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Otamendi, Laporte, Fernandinho, De Bruyne, Silva (C), Sane, Sterling, Bernardo, G Jesus.
Banka rezervë e Manchester Cityt: Bravo, Aguero, Kompany, Foden, Gundogan, Zinchenko, Delph.
Formacioni zyrtar i Liverpoolit: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Milner, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain; Mane, Salah, Firmino.
Banka rezervë e Liverpoolit: Mignolet, Clyne, Moreno, Klavan, Solanke, Ings, Woodburn.
/Telegrafi/