Telegrafi

Formacionet zyrtare: City dhe Liverpooli zhvillojnë kryendeshjen e xhiros

Në Etihad Stadium zhvillohet ndeshja e xhiros së tetë në Ligën Premier, ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Citizens i kanë zhvilluar gjashtë sfida deri më tani në kampionat duke regjistruar tri fitore, dy barazime dhe një humbje, ashtu që pozicionohen në vend të 12 në tabelë me 11 pikë.

Redsat janë në pozitën e katërt në tabelë me dy pikë prapa liderit Leicester City dhe me fitore eventuale do të ktheheshin në krye.

Do të shohim një përballje taktikash të trajnerëve Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp, të cilët i kanë përgatitur formacionet startuese për këtë takim.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, Gundogan, Rodrigo, De Bruyne, Torres, Sterling, Jesus.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Matip, Robertson, Wijnaldum, Henderson, Firmino, Jota, Mane, Salah.

/Telegrafi/