Në Stamford Bridge zhvillohet ndeshja kryesore e të mërkurës mbrëma në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Milanit.
Blutë kanë vetëm një pikë në Grupin E nga dy sfidat e para (një humbje dhe një barazim), andaj kanë për qëllim që të marrin rezultat pozitiv nga ky takim.
Në anën tjetër, Rossonerët janë liderë të grupit me katër pikë të arkëtuara (nga një barazim dhe një fitore).
Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet strategëve Graham Potter dhe Stefano Pioli.
Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Fofana, Thiago Silva, Koulibaly; James, Loftus-Cheek, Kovacic, Chilwell; Mount; Sterling, Aubameyang.
Formacioni startues i Milanit: Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Ballo-Toure; Tonali, Bennacer; Krunic, De Ketelaere, Leao; Giroud.
/Telegrafi/