Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Arsenali zhvillojnë gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup

Chelsea është nikoqir i Arsenalit për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL të njohur si Carabao Cup.

Është ky një derbi i dy rivalëve të kampionatit anglez që bartet në këtë kupë, ndërsa sfida e parë zhvillohet në Stamford Bridge.

(Foto: Getty Images)

Skuadra e Antonio Contes do të përpiqet të nxjerrë rezultat sa më të mirë në këtë ndeshje, kur kihet parasysh se ndeshja e kthimit zhvillohet në Emirates.

Nga ana tjetër, ekipi i Arsene Wenger do të japë maksimumin për të nxjerrë rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit, meqë nuk dëshiron të eliminohet edhe nga një kupë tjetër.

(Foto: Getty Images)

Kujtojmë që Topçinjtë u eliminuan prej Kupës FA, nga një skuadër që bën gara në Championship, Nottingham Forest.

Formacioni zyrtar i Chelseat: Courtois; Azpilicueta (c), Christensen, Rudiger; Moses, Kante, Fabregas, Drinkwater, Alonso; Hazard, Morata.

Formacioni zyrtar i Arsenalit: Ospina; Chambers, Mustafi, Holding; Bellerin, Wilshere, Xhaka, Maitland-Niles; Iwobi, Welbeck; Lacazette.

Në ndërkohë, është raportuar se teknologjia VAR (video asistenca e gjyqtarit) do të shfrytëzohet në të dyja ndeshjet gjysmëfinale të Kupës EFL ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit.

(Foto: Getty Images)

Njëherësh, kjo teknologji do të përdoret edhe në finalen e muajit të ardhshëm, por nuk përdoret në ndeshjet gjysmëfinale ndërmjet Manchester Cityt dhe Bristol Cityt. /Telegrafi/