Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Arsenali luajnë në finale të Ligës së Evropës

(Foto: Getty Images/Guliver)

Chelsea dhe Arsenali zhvillojnë finalen e sezonit 2018/2019 në Ligën e Evropës. Stadiumi Olimpik në Baku të Azerbajxhanit është arena e duelit që vendos se cila nga skuadrat do ta ngrejë trofeun e garës së të dytë për nga rëndësia në Evropë.

Ky takim ka një rëndësi më të madhe për Topçinjtë, të cilët në rast të fitores do ta sigurojnë edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, duke qenë se nuk e kanë arritur këtë gjë përmes kampionatit.

Për dallim nga rivali i tyre, Blutë e kanë siguruar pjesëmarrjen në garën më të madhe evropiane, ashtu që në rast të fitores, vendi në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020 do t’i rezervohet skuadrës së tretë në Ligue 1 (që do të thotë se Lyoni kualifikohet direkt dhe nuk do të luajë në kualifikime).

Dy trajnerët, Maurizio Sarri dhe Unai Emery, i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje të rëndësishme.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Azpilicueta, Christensen, David Luiz, Emerson; Kante, Jorginho, Kovacic; Pedro, Giroud, Hazard.

Formacioni startues i Arsenalit: Cech; Sokratis, Koscielny, Monreal; Maitland-Niles, Torreira, Xhaka, Kolasinac; Ozil; Lacazette, Aubameyang.

/Telegrafi/