Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barcelona – Athletic Bilbao

Barcelona do të jetë nikoqir i Athletic Bilbaos për takimin që zhvillohet në kuadri të javës së 31-të në La Liga.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon nga ora 22:00 në Camp Nou.

Barcelona për këtë takim nuk mund të llogarisë në Sergio Roberton dhe Frenkie de Jongun që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Athletic Bilbao do të jetë pa Benat dhe Ibai që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Berchiche ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Semedo, Lenglet, Pique, Alba, Busquets, Arthur, Vidal, Griezmann, Suarez, Messi.

Formacioni startues i Athletic Bilbaos: Unai Simón; De Marcos, Núñez, Yeray, Balenziaga; Unai López, Vesga; Lekue, Sancet, Córdoba; Williams. /Telegrafi/