Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barca dhe Reali në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit

Në Camp Nou zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës së Mbretit, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Blaugranët e fituan me rezultat 1-0 sfidën e parë të zhvilluar në Santiago Bernabeu dhe janë në pozitë më të mirë se Los Blancos në kërkim të finales.

Trajnerët Xavi Hernandez dhe Carlo Ancelotti i caktuar taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Koundé, Araujo, Marcos Alonso, Balde; Kessié, Busquets, Sergi Roberto; Raphinha, Lewandowski, Gavi

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Fede Valverde, Kroos, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius.


Finalisti i parë tashmë është caktuar, pasi Osasuna e eliminoi Athletic Bilbaon në gjysmëfinalen tjetër. /Telegrafi/