Në Emirates Stadium zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës EFL, ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat.
Dueli i parë i zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi pa gola, ashtu që gjithçka do të vendoset në sfidën kthyese.
Arsene Wenger dhe Antonio Conte do t’i matin taktikat e tyre në takimin e vlefshëm për garën e njohur edhe si Carabao Cup.
Formacioni zyrtar i Arsenalit: Ospina; Bellerin, Koscielny (c), Mustafi, Monreal, Elneny, Xhaka, Wilshere, Iwobi, Ozil, Lacazette.
Formacioni zyrtar i Chelseat: Caballero; Azpilicueta (c), Christensen, Rudiger; Moses, Bakayoko, Kante, Alonso; Willian, Hazard, Pedro.
Fituesi do të kualifikohet në finalen Kupës EFL që zhvillohet në stadiumin Wembley, ku tashmë një vend e ka siguruar Manchester City.
Ekipi i Pep Guardiolas nuk lejoi të befasohej nga Bristol City, skuadër të cilën e eliminoi me rezultat të përgjithshëm prej 5-3. /Telegrafi/