Telegrafi

Formacionet startuese: Liverpooli në prag të kualifikimit në sfidën ndaj Leipzigut

Në Puskas Arena të Budapestit, Liverpooli dhe RB Leipzigu zhvillojnë ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Pikërisht në terren neutral u zhvillua sfida e parë ndërmjet këtyre skuadrave, të cilën e fituan Redsat me rezultat 2-0, teksa ishin në cilësinë e mysafirit.

Strategët Jurgen Klopp dhe Julian Nagelsmann i kanë përgatitur formacionet me të cilat do ta fillojnë përballjen.

Formacioni startues i Liverpoolit:Alisson, Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Thiago, Mane, Salah, Jota.

Formacioni startues i RB Leipzigut: Gulacsi, Adams, Mukiele, Upamecano, Klostermann, Nkunku, Kampl, Sabitzer, Forsberg, Dani Olmo, Poulsen.

/Telegrafi/