Telegrafi

Formacionet startuese: Lampard rikthehet në Stamford Bridge si kundërshtar i Chelseat me Derby Countyn

Në Stamford Bridge zhvillohet ndeshja e raundit të katërt të Kupës EFL (Carabao Cup) ndërmjet Chelseat dhe Derby Countyt.

Natyrisht që Blutë janë favoritë për t’u kualifikuar në fazën tjetër, duke qenë se kundërshtari i tyre bën gara në Championship (ligën e dytë në sistemin e futbollit anglez).

Skuadra e Maurizio Sarrit ka bërë një fillim të mirë në Ligën Premier, me shtatë fitore, tri barazime dhe asnjë humbje, dhe ndodhet dy pikë prapa liderëve, Manchester City dhe Liverpool.

Njëherësh, do të kemi një rikthim të Frank Lampardit në Stamford Bridge, kësaj radhe si trajner i Derby Countyt.

Formacioni startues i Chelseat: Caballero, Zappacosta, Cahill, Christensen, Emerson, Kante, Fabregas, Kovacic, Loftus-Cheek, Morata, Willian.

Formacioni startues i Derby County: Carson, Bogle, Keogh, Tomori, Malone, Wilson, Mount, Lawrence, Huddlestone, Waghorn, Marriott.

Kur kihet parasysh se Blutë luajnë para tifozëve të vet dhe bëjnë gara në ligën elitare angleze, janë favoritë që të vazhdojnë në raundin e pestë të Kupës EFL. /Telegrafi/