Telegrafi

Formacionet startuese: Juve luan për fitoren e parë ndaj Maccabit

Juventusi është nikoqir i Maccani Haifas në Allianz Stadium për ndeshjen e raundit të tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër i ka humbur të dy takimet e para në Grupin H, njësoj sikurse edhe ekipi izraelit duke qëndruar në fund të renditjes.

Bianconerët e kanë mundësinë e fundit për t’i rikthyer shpresat që të kualifikohen në fazat e mëtutjeshme.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Barak Bakhar kanë bërë përzgjedhjet e njëmbëdhjetëshave startues në këtë sfidë.


Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bremer, Danilo, De Sciglio; McKennie, Paredes, Rabiot; Di Maria, Vlahovic, Kostic.

Formacioni startues i Maccabi Haifas: Cohen; Mohamed, Sundgren, Batubinsika, Goldberg, Cornud; Chery, Seck, Abu Fani; Pierrot, Tchibota.


/Telegrafi/