Telegrafi

Formacionet startuese: Chelsea përballë Bournemouthit në Kupën EFL

Chelsea është nikoqir i Bournemouthit për ndeshjen çerekfinale të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup).

Blutë janë favoritë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale kur kihet parasysh cilësia e lojtarëve që i posedojnë në ekip.

Trajnerët Maurizio Sarri dhe Eddie Howe i kanë gati skuadrat për këtë takim që zhvillohet në Stamford Bridge.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Emerson, Fabregas, Kovacic, Barkley, Loftus-Cheek, Willian, Giroud.

Formacioni startues i Bournemouthit: Boruc, S. Cook, Simpson, Daniels, Ibe, Stanislas, Ake, Rico, Brooks, Wilson, Mousset.

Manchester City tashmë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës EFL, pasi eliminoi Leicester Cityt pas ekzekutimit të penalltive falë heroizmit të portierit të Kosovës, Arijanet Muriqi.

Ndërkaq, në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Burton Albion që eliminoi Middlesbroughun. /Telegrafi/