Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Chelsea mendon vetëm për fitore ndaj Wolverhamptonit

Në Molineux Stadium zhvillohet ndeshja e xhiros së 15-të në Ligën Premier, ndërmjet Wolverhampton Wanderers dhe Chelseat.

Blutë mbajnë vendin e tretë në tabelë me 21 pikë, pesë më pak se pozita e dytë që mbahet nga Liverpooli dhe dhjetë pikë prapa liderit Manchester City.

Për këtë arsye, skuadra londineze nuk guxon të humbë pikë në këtë takim nëse dëshiron të qëndrojë pranë kreut të tabelës.

Wolverhamptoni ka arkëtuar 16 pikë deri më tani dhe pozicionohet në vend të 13-të.

Trajnerët Nuno Espirito Santo dhe Maurizio Sarri do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë ndeshje.

Formacioni startues i Wolverhampton Wanderers: Rui Patricio, Bennett, Coady, Boly, Doherty, Moutinho, Saiss, Ruben Vinagre, Gibbs-White, Jota, Jimenez.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa, Azpilicueta, Rudiger, Christensen, Alonso, Kante, Fabregas, Loftus-Cheek, Willian, Morata, Hazard.

/Telegrafi/

Exit mobile version