Stamford Bridge është arena e përballjes ndërmjet Chelseat dhe Aston Villas në sfidën e raundit të tretë të Kupës EFL (të njohur si Carabao Cup).
Të dyja skuadrat luajnë në Ligën Premier, ndërsa Blutë janë favorit për të vazhduar në raundin e katërt.
Trajnerët Thomas Tuchel dhe Dean Smith i kanë zgjedhur lojtarët, të cilët do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Chelseat: Kepa; James, Chalobah, Sarr; Hudson-Odoi, Kante, Saul, Chillwell; Loftus-Cheek, Werner, Ziyech.
Formacioni startues i Aston Villas: Steer; Cash, Tuanzebe, Hause, Young; Nakamba, Sanson; Traore, Buendia, El Ghazi; Archer.
/Telegrafi/