Telegrafi

Formacionet startuese: Arsenali dhe West Hami luajnë në çerekfinale të Kupës EFL

Arsenali dhe West Ham Unitedi zhvillojnë ndeshjen çerekfinale të Kupës EFL.

Dy klubet londineze luajnë në Emirates në takimin që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

(Foto: Twitter/Arsenal)

Topçinjtë janë favoritë për të vazhduar në fazën tjetër të kupës që njihet si Carabao Cup.

Trajnerët Arsene Wenger dhe David Moyes do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë takim.

(Foto: Twitter/WestHam)

Formacioni startues i Arsenalit: Ospina, Chambers, Holding, Debuchy, Kolasinac, Coquelin, Elneny, Willock, Walcott, Welbeck, Giroud.

Formacioni startues i West Ham Unitedit: Hart, Rice, Reid, Collins, Ogbonna, Cresswell, Masauaku, Obiang, Quina, Ayew, Chicharito.

Kampion në fuqi i kësaj gare është Manchester Unitedi, ndërsa fituesi do të përfshihet në raundin e dytë kualifikues të Europa League në edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/