Pas mbylljes që edicioni 2019/20 në La Liga të dielën, Marca ka zgjedhur interpretuesit më të mirë dhe më të këqij të sezonit.
Marca ka zgjedhur skuadrën më të mirë të sezonit, ato zhgënjyese, por edhe talentët që luajtën mirë.
Ekipi i sezonit
Me katër lojtarë, kampionët e Real Madridit kanë më së shumti lojtarë në këtë edicion, më shumë se çdo klub tjetër.
Thibaut Courtois, Sergio Ramos, Casemiro dhe Karim Benzema kanë zënë vend në formacion me emra si Lionel Messi, Lucas Ocampos dhe Martin Odegaard.
Ekipi B më i mirë i sezonit
Jan Oblak, Raphael Varane, Gerard Pique, Toni Kroos dhe Frenkie de Jong janë emrat e mëdhenj në këtë ekip alternativ të sezonit.
Atyre iu bashkohet edhe dyshja sulmuese Chimy Avila dhe Marcos Llorente, të cilët kanë pasur një edicion të jashtëzakonshme me klubet e tyre të reja.
Ekipi që ka përparuar më shumë në këtë sezon
Pavarësisht se ka qenë sezoni i tyre i parë në Spanjës apo kanë bërë përparim këtë vit, këta lojtarë kanë qenë zbulime e këtij sezoni.
Emra si Ansu Fati, Takefusa Kubo dhe Ferran Torres, janë aty, ndërsa përmirësim kanë pasur Odegaard e Fede Valverde.
Skuadra më zhgënjyese e sezonit
Këta lojtarë nuk kanë përmbushur pritshmëritë që kishin për ta, disa prej tyre pas transferimeve verën e kaluar.
Ka emra të mëdhenj në sulm, si Joao Felix, Antoine Griezmann dhe Luka Jovic.
Skuadra më e mirë nën 21 vjeç
Shumë nga yjet të rinj kanë shkëlqyer këtë sezon, me emra si Vinicius Junior, Alexander Isak dhe Jules Kounde.
/Telegrafi/