Telegrafi

Formacionet e top pesë skuadrave nga Serie A – kështu mund të luajnë klubet më të mëdha italiane në edicionin 2020/21

Afati kalimtar i transferimeve tashmë është hapur edhe në Serie A, ndërsa klubet ende nuk janë edhe aq aktive.

Klubet më të mëdha italiane lidhen me transferimin e disa lojtarëve, ndërsa duket se nuk do të shpenzojnë shumë në këtë verë.

Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e pesë skuadrave më të mëdha nga Serie A se si mund të luajnë në edicionin 2020/21:

Interi

Antonio Conte deri më tani ka arritur të transferojë vetëm Achraf Hakimin nga Real Madridi, derisa lidhet edhe me marrëveshjet e lojtarëve si, Emerson Palmieri, Olivier Giroud e N’Golo Kante nga Chelsea.

Foto: Sky Sport Italia

Juventus

Zonja e Vjetër tashmë ka kompletuar transferimin e Arthur Melos nga Barcelona dhe Dejan Kulusevskit nga Parma, e me gjasë nuk do të ndalen me kaq.

Foto: Sky Sport Italia

Milan

Rossonerët besohet se e kanë kompletuar tashmë transferimin e Sanro Tonalit nga Brescia, mirëpo kanë edhe disa shënjestra për këtë afat.

Foto: Sky Sport Italia

Napoli

Napolitanët tashmë kanë transferuar Amir Rrahmanin, Osimhenin dhe Petagna Sessionin, ndërsa ende shpresojnë në marrëveshje të tjera.

Foto: Sky Sport Italia

Roma

Gialorossët tashmë kanë transferuar Pedron nga Chelsea si lojtar i lirë, derisa kompletuan përfundimisht edhe transferimin e Henrikh Mkhitaryanit nga Arsenali.

Kalinic, Zappacosta, Chris Smalling, Defrel Gonalons, Bianda, Fuzato dhe Cetin, kanë përfunduar huazimin. /Telegrafi/

Foto: Sky Sport Italia