Fenerbahce pritet të rikthehet konkurrues në sezonin 2019/20 në Superligën e Turqisë, pas një sezoni për t’u harruar.
Klubi i madh nga Stambolli ka dështuar në sezonin e fundit në Superligën e Turqisë duke përfunduar në pozitën e gjashtë, por vetëm falë katër fitoreve radhazi në ndeshjet e fundit, pasi gjatë gjithë kampionatit ishte në vendet e fundit.
Megjithatë, Fenerbahce nuk dëshiron të përjetoj një sezon të njëjtë këtë vit dhe ka filluar përforcimin e skuadrës.
Njëri nga transferimet e mëdha të Fenerit padyshim së është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili kompletoi kalimin nga Rizespor për katër milionë euro.
Muriqi ishte golashënuesi i dytë më i mirë i sezonit në Superligën Turke më 17 gola të shënuara dhe llogaritet si njëra nga goditjet më të mëdha deri më tani në Turqi.
Por, ky transferim ka shkaktuar kokëdhimbje për trajnerin e Fenerbahces, Ersun Yanal, i cili duket të mendojë shumë rreth formacionit për sezonin e ri pas ardhjeve të reja këtë verë.
Sipas mediave turke, Yanal ka dy formacione në mendje, njëri 3-5-2 dhe tjetri 4-2-3-1, ku në të dy rreshtimet Muriqi është pjesë e sulmit.
Më poshtë keni dy formacionet e mundshme të Fenerbahces në sezonin e ri. /Telegrafi/