Arsenali do të jetë nikoqir i Liverpoolit për përballjen në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.
The Gunners po luftojnë për një vend në Ligën e Evropës, derisa kanë mbetur edhe nëntë pikë në dispozicion, e që është në vendin e nëntë me 50 pikë.
Në anën tjetër, Liverpooli që tashmë është shpallur kampion i Ligës Premier, nuk ka objektive të mëdha për të luftuar për tri pikë.
𝗠𝗮𝘁𝗰𝗵𝗱𝗮𝘆 𝗹𝗼𝗮𝗱𝗶𝗻𝗴…
🆚 @LFC
🏆 @premierleague
🏟 Emirates Stadium
🕗 8.15pm kick-off (UK)#️⃣ #ARSLIV pic.twitter.com/ZvfvsVWuHO
— Arsenal (@Arsenal) July 15, 2020
Ndeshja që fillon në ora 21:15, do të zhvillohet në stadiumin Emirates, gjersa Topçinjtë i pret përballje shumë e vështirë.
Për këtë sfidë, Mikel Arteta nuk mund të llogarisë në Callum Chambers, Matteo Guendouzi (vendim i trajnerit), Bernd Leno, Pablo Mari, Martinellin Eddie Nketiahn (karton i kuq) dhe Mesut Ozilin.
M A T C H D A Y
The champions are back on the road ✊
Three to go 👊#ARSLIV pic.twitter.com/28JoVIY4VN
— Liverpool FC (@LFC) July 15, 2020
Në anën tjetër, Liverpoolit do të jetë vetëm pa Jordan Hendersonin dhe Joel Matipin, që janë të lënduar.
Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Martinez; Mustafi, Luiz, Kolasinac; Soares, Xhaka, Ceballos, Tierney; Saka, Lacazette, Aubameyang.
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Keita, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane. /Telegrafi/