Telegrafi

Formacionet e mundshme: Liverpool – Arsenal, shqiptarët startues

Arsenali do të ketë punë me Liverpoolin në Anfield, në një duel aspak të lehtë.

Liverpooli në këtë takim pritet të paraqitet me formacionin më të mirë të vet me Klavan dhe Matip në qendër, kurse Milner dhe Clyne në krah të mbrojtjes. Mignolet në portë.

Lallana pritet të përkrahet bashkë me Wijnaldum nga Can në treshen e mesfushës.

Coutinho, Firmino dhe Mane pritet të jetë treshja që do të rrezikojë Topçinjt në këtë duel.

Lovren vazhdon të jetë në dyshim për shkak të një dëmtimi.

Nga ana tjetër, Petr Cech, do të përkrahet në mbrojtje nga Hector Bellerin, Shkodran Mustafi, Laurent Koscielny dhe Nacho Monreal që përbëjnë katërshen e mbrojtjes.

Granit Xhaka dhe Coquelin do të startojnë para mbrojtjes, kurse treshja ofensive prapa Sanchezit të vetmuar në sulm pritet të konsistojë nga Walcott, Ozil dhe Iëobi.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Mignolet, Milner, Klavan, Matip, Clyne, Lallana, Can, Wijnaldum, Coutinho, Firmino, Mane.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Cech, Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal, Xhaka, Coquelin, Walcott, Ozil, Iëobi, Sanchez.