Telegrafi

Formacionet e mundshme, Juventus – Milan

Juventus dhe Milan janë të gatshëm për Superkupën e Italisë që zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite.

Ndeshja fillon në ora 18:30, ndërsa të dy trajnerët e kanë pranuar se kjo është sfidë gjithmonë e veçantë dhe derbi në vete.

Max Allegri duhet të bëjë pa Mario Mandzukicin, që është lënduar, ndërsa në vend të tij pritet të jetë  Douglas Costa që e ka fituar balotazhin me Federico Bernardeschi.

Lexo po ashtu Allegri: Respekt për Milanin, por e duam Superkupës pasi na mungon në dy vitet e fundit

Braziliani pritet të luajë në sulm me dyshen Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo në aksion. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Cancelo është rikthyer dhe pritet të luajë nga minuta e parë.  Mesfusha me gjasë do të përbëhet nga treshja Bentancur, Matuidi dhe Pjanic.

Në anën tjetër Milani edhe pse me disa mungesa pritet t’i bëjë problem Juventusit.

Lexo po ashtu Dybala në Superkupën e Italisë kërkon rekordin e golave

Calabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez do të jenë në mbrojtje, për ta ruajtur portën e Gigio Donnarummass.

Në mesfushë ka muskuj dhe cilësi me Kessie, Bakayoko dhe Paqueta.

Pamje nga ndeshja e shkuar . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Sulmi do të përbëhet nga treshja Samu Castillejo dhe Calhanoglu që e mbështesin Higuainin.

Juventusi e ka fituar titullin dhe Kupën, ku në finale luajti pikërisht ndaj Milanit, që e mposhti 4-0. /Telegrafi/