Telegrafi

Formacionet e mundshme: Fiorentina – Juventus, Dybala dhe Higuain nga minuta e parë

Fiorentina do të presë Juventusin në derbin e kësaj jave në Serie A.

Artemio Franchi do të jetë dëshmitar i një prej dueleve më interesante, ku Violas i duhen pikë më shumë se kurrë.

Megjithatë, Juventusi i Allegrit nuk është në disponim që të hapë një luftë për titull në Serie A me Ligën e Kampionëve që po afrohet.

Buffon kthehet në portë, kurse Rugani, Barzagli, Chiellini dhe Asamoah janë në mbrojtje.

Khedira, Marchisioi dhe Sturaro do të përkujdesen për balancet para Pjanicit, i cili do t’u ndihmojë Dybalas dhe Higuainit për shënimin e golave.

Formacioni i mundshëm i Forentinës: Tatarusanu, Astori, Rodriguez, Salcedo, Chiesa, Badelj, Valero, Olivera, Bernardeschi, Ilicic, Kalinic.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon, Rugani, Barzagli, Chiellini, Asamoah, Khedira, Marchisio, Sturaro, Pjanic, Dybala, Higuain.