Telegrafi

Formacionet e mundshme: Barcelona-Juventus, Messi dhe Ronaldo në duelin e prestigjit

(Foto: Twitter/B/R Football)

Barcelona dhe Juventusi zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Takimi zhvillohet në Camp Nou me fillim në ora 21:00, ndërsa sytë e të gjithë futbolldashësve do të jenë te dyshja e jashtëzakonshme, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Edhe Blaugranët edhe Bianconerët e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt – skuadra spanjolle nga vendi i parë, ajo italiane nga i dyti (pos në rast se Juve fiton me më shumë se 3 gola epërsi).

CR7 mungoi në takimin e parë në Torino, duke qenë se asokohe ishte i infektuar me coronavirus dhe nuk arriti ta tejkalonte sëmundjen në kohën e paracaktuar.


Formacionet e mundshme

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Lenglet, Araujo, Jordi Alba; De Jong, Busquets; Messi, Griezmann, Coutinho; Braithwaite.

Juventus: Buffon; Cuadrado, Danilo, Bonucci, Alex Sandro; Ramsey, Arthur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo.


Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Dynamo Kyiv dhe Ferencvaros, ndërsa skuadra fituese do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/