Telegrafi

Formacionet e mundshme, analizë, statistika dhe parashikim: Manchester City – Liverpool

Manchester City është nikoqir i Liverpoolit për derbin që luhet në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 13:30,do të luhet në stadiumin “Etihad”.

Për këtë ndeshje Citizens do të kenë mungesën e Phil Foden, ndërsa Erling Haaland do të jete në dyshime nëse starton apo jo.

Në anën tjetër, Liverpooli ka shumë mungesa si, Thiago Alcantara, Calvin Ramsay, Stefan Bajcetic dhe Joe Gomez, që janë të lënduar, ndërsa në dyshime mbetën Luis Diaz, Darwin Nunen dhe Konstantinos Tsmikas.

Analizë

Manchester City

Phil Foden do të jetë ashtë fushe deri në maj pasi i është hequr apendiksi në fillim të këtij muaji, ndërsa Erling Haaland është një dyshime nëse starton.

Julian Alvarez është një opsion i dobishëm për Pep Guardiolën, nëse norvegjezi nuk arrin ta nisë derbin nga minuta e parë.

Guardiola gjithashtu mund të vazhdojë me vijën e pasme me katër lojtarë, me qendërmbrojtësit John Stones dhe Nathan Ake që shfaqen në krahun e djathtë dhe të majtë, respektivisht.

Liverpool

Kjo lojë vjen shumë shpejt për Thiagon, por Luis Diaz pritet të jetë i gatshëm të luajë për herë të parë që nga tetori, pasi është rikthyer në stërvitje.

Darëin Nunez dhe Kostas Tsimikas do të vlerësohen të dy, megjithëse i pari do të nisë ndeshjen pasi nukka ndonjë lëndim serioz.

Calvin Ramsay dhe Stefan Bajcetic të dy mungojnë pjesën tjetër të sezonit për shkak të lëndimit.

Statistika

Manchester City ka shënuar mbi 2.5 gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Liverpoolit në të gjitha garat.

Manchester City ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Janë shënuar nën 2.5 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Liverpoolit në Ligën Premier.

 

Parashikim

Manchester City pritet ta fitojë këtë takim me rezultat komod.

Formacionet e mundshme:

City: Ederson, Ake, Dias, Akanji, Stones, Gudogan, Rodri, Grealish, De Bruyne, Silva, Haaland.

Liverpool: Alisson, Robertson, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold, Henderson, Fabinho, Elliott, Nunez, Salah, Gakpo. /Telegrafi/