Manchester Unitedi është mysafir i Benficas në Estadio da Luz për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Në dy ndeshjet e para, Djajtë e Kuq kanë arkëtuar pikë të plota duke fituar edhe ndaj Baselit (3-0), edhe ndaj CSKA Moskës (4-1).
Benfica nuk e ka arkëtuar asnjë pikë në dy takimet e para, të cilat i ka humbur (2-1 nga CSKA Moska dhe 5-0 nga Baseli).
Ekipi i Jose Mourinhos është favorit për të regjistruar edhe fitoren e radhës, përkundër se luan si mysafir.
Nga ana tjetër, të zgjedhurit e Rui Vitorias do të japin maksimumin në përpjekje që të marrin pikët e para në këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Formacionin bazë i Benficas: Svilar, Douglas, Ruben Dias, Luisao, Grimaldo, Fejsa, Filipe Augusto, Pizzi, Salvio, Diogo Goncalves, Raul.
Formacioni bazë i Manchester Unitedit: De Gea; Valencia, Lindelof, Smalling, Blind; Herrera, Matic; Mata, Mkhitaryan, Rashford; Lukaku.
Në ndeshjen tjetër të Grupit A luajnë CSKA Moska dhe Baseli. /Telegrafi/
🔙 Se não acompanhaste o live do treino desta manhã, aqui ficam alguns momentos da sessão de preparação do #SLBMUFC para a @ChampionsLeague! pic.twitter.com/D9ABNCQCTB
— SL Benfica (@SLBenfica) October 17, 2017
The lads enjoyed today's #UCL training session in Portugal! #MUFC pic.twitter.com/BzPcWhHELh
— Manchester United (@ManUtd) October 17, 2017