Në ndeshjen e fundit sezonale të Serie A, Milani është nikoqir i Fiorentinas në San Siro.
Rossonerët pozicionohen në vend të gjashtë në tabelë (me 61 pikë) dhe e kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League në sezonin e ardhshëm.
Por, në xhiron e 38-të do të vendoset nëse Rossonerët do të jenë në fazën grupore apo do të luajnë në kualifikime.
Fiorentina pozicionohet në vend të tetë dhe ka arkëtuar 57 pikë deri më tani, nga 16 fitore, nëntë barazime dhe 12 humbje.
Trajnerët Gennaro Gattuso dhe Stefano Pioli i kanë gati formacionet startuese të skuadrave të tyre.
Formacioni startues i Milanit: Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Locatelli, Bonaventura; Cutrone, Kalinic, Calhanoglu.
Formacioni startues i Fiorentinas: Sportiello; Vitor Hugo, Pezzella, Milenkovic; Chiesa, Benassi, Cristoforo, Dabo, Biraghi; Saponara; Simeone.
/Telegrafi/