Site icon Telegrafi

Formacionet bazë: Juve dëshiron të mbetet në krye të grupit edhe pas ndeshjes ndaj Young Boys

Juventusi luan si mysafir i Young Boys në xhiron e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër është lider në Grupin F me 12 pikë, dy më shumë se Manchester Unitedi që ndodhet në vend të dytë.

Mirëpo, për të qenë të sigurt në krye të grupit, Bianconerët duhet të fitojnë në udhëtimin e tyre në Zvicër.

Young Boys nuk kanë ndonjë objektiv në këtë përballje, pasi që tashmë janë eliminuar nga garat evropiane.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Gerardo Seoane i kanë bërë gati formacionet e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Young Boys: Wölfli; Mbabu, Lauper, Camara, Benito; Fassnacht; Sow, Aebischer, Ngamaleu, Garcia; Hoarau.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Rugani, De Sciglio; Douglas Costa, Pjanic, Bentancur, Bernardeschi; Ronaldo, Mandzukic.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Valencias dhe Manchester Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version