Telegrafi

Formacionet bazë: Feyenoordi dhe Marseille ndeshen në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës

Në stadiumin de Kuip zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Konferencës ndërmjet Feyenoord dhe Marseille.

Skuadra holandeze triumfoi përballë Slavia Prague në çerekfinale, derisa ekipi francez eliminoi PAOK-un për të arritur në këtë fazë.

Arne Slot dhe Jorge Sampaoli janë trajnerët e këtyre skuadrave që i kanë zgjedhur ekipet që do të luajnë nga fillimi.

Formacioni startues i Feyenoord: Marciano; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Til. Aursnes, Kokçu; Nelson, Dessers, Sinisterra.

Formacioni startues i Marseille: Mandanda; Rongier, Saliba, Caleta-Car, Luan Peres; Guendouzi, Kamara, Gerson; Dieng, Payet, Bakambu.

/Telegrafi/