Në Stadiumin e Qytetit në Podgoricë, Mali i Zi dhe Kosova zhvillojnë ndeshjen e vlefshme kualifikuese për ‘Euro 2020’.
Nikoqirët kanë regjistruar një barazim dhe një humbje në Grupin A dhe me një pikë të arkëtuar qëndrojnë në pozitën e katërt në tabelën e grupit.
Mysafirët e kanë zhvilluar vetëm një ndeshje, atë ndaj Bullgarisë në “Fadil Vokrri”, në të cilën kanë barazuar me rezultat 1-1.
Asistentët e Ljubisa Tumbakovic (i cili ka refuzuar ta drejtojë skuadrën) dhe Bernard Challandes ia kanë publikuar formacionet për këtë takim.
Formacioni startues i Malit të Zi: Mijatovic, Vujacic, Simic, Marusic, Tomasevic, Scekic, Kosovic, Jankovic, Vesovic, Mugosa, Beqiraj.
Formacioni startues i Kosovës: Muriqi, Aliti, Voca, Rashica, Halimi, Celina, Zeneli, Rrahmani, Vojvoda, V. Muriqi, Paqarada.
/Telegrafi/