Telegrafi

Forma e shkëlqyer te Wolves – Liverpooli tenton transferimin e Adama Traores

Liverpooli thuhet se po e vëzhgon me kujdes situatën e Adama Traores te Wolverhampton Wanderers.

Spanjolli po kalon nëpër një formë të lartë në këtë edicion, duke shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime deri më tani.

Njëra nga paraqitjet më të mira të tij deri më tani ishte ajo në fitoren 2-0 të Wolvesit ndaj Manchester Cityt pak ditë më parë.

90min raporton se skuadra angleze është e gatshme ta shesë lojtarin, mirëpo kërkon 82 milionë euro për kartonin e tij.

Lexo po ashtu Klopp i mahnitur nga Traore: Është më i rrezikshëm se Jamie Vardy

Në garë për 23-vjeçarin thuhet se është edhe Manchester City, derisa Pep Guardiola kishte punuar me lojtarin te Barcelona.

Citizens mund ta zëvendësojnë Sanen me Traoren, pasi gjermani thuhet se e dëshiron kalimin te Bayern Munich. /Telegrafi/