Ish lojtari i Interit, Diego Forlan, pretendon se drejtuesit Nerazzurrë i kanë thënë se ata do të nënshkruajnë me Antoine Griezmannin e Atletico Madridit nëse Mauro Icardi largohet këtë verë.
Forlan ka luajtur me të dyja klubet sa luante në Evropë, pasi tani luan në Kitchee në Hong Kong.
Ai beson që në këtë verë të dy sulmuesit do të lëvizin nga skuadrat aktuale.
“Nëse [Griezmann] qëndron në Atletico Madrid ai do të bëhet një legjendë, por Interi do ta blejë atë pasi ta shet Icardin”.
“Klubi ma tha këtë”, ka thënë 39-vjeçari për ESPN.
E ardhmja e Icardi vazhdon të jetë e mbushur me dyshime. Lojtari është riintegruar në skuadrën e Interit, pas një mungese prej më shumë se një muaj.
Në anën tjetër Griezmann mund të kërkojë aventura të reja. /Telegrafi/