Telegrafi

“Forja” e Cristiano Ronaldos e cila e bëri Messin të qeshë në ndarjen e shortit (Video)

Cristiano Ronaldo bëri një shaka me Gianluigi Buffon gjatë shortit të Champions League 2017-2018. Disa e quajtën batutë pa kripë atë të portugezit, por shumica qeshën, njësoj siç bëri edhe Leo Messi.

Kur Reshmin Chowdhury, prezantuesja e eventit në Forumin Grimaldi të Monakos, e pyeti portugezin se kush ishte goli i tij i preferuar në Champions, Cristiano u përgjigj kështu: “Goli i fundit, ai që i shënova këtij plakushit këtu”.

CR7 iu referua portierit 39-vjeçar të Juventusit, të cilit i shënoi dy gola në finalen e Kardifit, që Reali e fitoi me rezultatin 4-1.

Publiku dhe vetë Buffon shpërthyen në të qeshura nga kjo batutë, që bëri të qeshte edhe Leo Messin, i cili ishte ulur pranë portierit veteran. /TCH/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=avNZlHH5pyY