Site icon Telegrafi

Fordi shfaq SUV-in e fuqishëm F-150

Me 700 kilogramë më shumë sesa paraardhësi i tij, SUV-i i ri, Ford F-150, tashmë po cilësohet si modeli më i mençur dhe më i fuqishëm që është lansuar ndonjëherë nga Ford Motor Company.

Modeli më i ri i Fordit pritet të publikohet në panairin e veturave që do të mbahet në Las Vegas muajin e ardhshëm, ku do të bëhet publike të gjitha detajet e modelit, që spekulohet se do të vijë me dy koncepte.

Koncepti i parë është F-150 SVT Raptor. Fordi ende nuk e ka prezantuar këtë variant të SUV-it, por versioni i kompanisë Deegan, pritet të shfaqet në panairin e ardhshëm.

Modeli i dytë 2015 F-150 është i modifikuar nga Vaughn Gittin Jr, i cili e ka bërë një SUV më kompleks me ngjyra të reja dhe ulëse Recaro.

Panairi i sivjetmë në Las Vegas do të fillojë më 4 nëntor dhe mbaron tre ditë më pas.

Exit mobile version