I prodhuar në vitin 1926, vetura e tipit Ford është sjellë në Kosovë nga një bashkatdhetar që jeton në Norvegji.
Por, pronarit të kësaj veture 88 vjeçare i kanë dalë telashe me ligjet e Kosovës, pasi një veturë kaq e vjetër nuk mund të zhdoganohet.
Dogana e Kosovës thotë se për zhdoganimin e veturave “oldtimers” duhet garancion bankar.
Naim Xani e solli këtë veturë në Kosovë që të marrë nusen e të birit.