Site icon Telegrafi

Ford me sistem urdhri me zë që kuptohet nga 17 gjuhë të ndryshme

Gjiganti i prodhimeve të makinave, e ka prezantuar në vitin 2012 sistemin e zërit me anë të cilit shoferi jep urdhra të ndryshme.

Mirëpo, kërkesa për një sistem të tillë ka qenë edhe për gjuhë të tjera, e jo vetëm të gjuhës angleze.

Tashmë përpos që ky sistem është përkthyer edhe në gjuhë tjera, është punuar edhe në zhargonin që e përdor shoferi.

Vetëm në gjuhën angleze, janë tri lloje zhargonesh, transmeton Telegrafi. Gjuha angleze që përdoret në Australi, Britani të Madhe dhe Shtete të Bashkuara. Për përdoruesit gjermanë është edhe lloji që flitet në gjuhet gjermano-frënge.

Është pastaj sistemi në gjuhën braziliano-portugeze, si dhe gjuhën franko-kanadeze. Gjuhë tjera në të cilën mund të jep urdhra në këtë veture janë: arabishtja, frëngjishtja, italishtja, gjuha mandarine, meksikano-spanishtja, portugalishtja, spanjishtja, rusishtja, gjuha mandarine që përdoret në Tajvan dhe turqishtja. /Telegrafi/

Exit mobile version