Telegrafi

Ford Everest, SUV me shtatë ulëse (Foto)

SUV-i me shtatë ulëse është projektuar kryesisht për kontinentin e Azisë, ndërsa ka debutuar në Tajlandë, në vendin ku edhe prodhohet.

Në dispozicion është me sistemin për lëvizje me rrotat e prapme, si dhe me sistemin për lëvizje me të gjitha rrotat (4×4), ndërsa Everest i ri përshkruhet si njëri nga modelet SUV “më i fort” nga segmenti i vet, duke iu falënderuar dizajnit të vet.

Everest posedon të njëjtën platformë sikurse të modelit Ranger Pick-up, e cila i jep forcë për tërheqje në terrene të vështira, transmeton koha.net.

Modeli Everest me sistem për lëvizje me të gjitha rrotat (4×4) vjen me sistemin Torque on Demand, sistemin Terrain Management, me lartësi prej rreth 22.5 centimetra, si dhe ka mundësinë që të kalojë në vendet me ujë me thellësi deri në 80 cm.

Ky model është në dispozicion me dy motorë dizel, të cilët janë të kombinuar me marshin automatik me 6 shpejtësi apo atë manual. Motori themelor është 2.2-litër TDCi me kapacitet prej 158 kuaj fuqi, ndërsa versioni më i fortë është 3.2-litër TDCi me kapacitet prej 197 kuaj fuqi.

Sa u përket pajisjeve, Everest i ri vjen me version më të fundit të sistemit Ford Sync, i cili përfshinë komandat për zërim dhe vjen me ekran 8-inç të ndjeshëm në prekje. Po ashtu posedon edhe sistemin me 10 altoparlantë dhe me Subwoofer të integruar.