Një video që u publikua nga mediumi Nexta duket se tregon momentin kur forcat e armatosura ukrainase zgjojnë nga gjumi një ushtar rus.
Sipas videos, forcat ukrainas hodhën pranë tij një mjet të lehtë shpërthyes, duke e zgjuar kështu ushtarin e rus nga gjumi. Pas disa momenteve, krijohet një re tymi, dhe ushtari largohet me vrap nga aty.
Videoja është publikuar në rrjetin social, Twitter, transmeton Telegrafi.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës zgjuan butësisht pushtuesin nga gjumi”, thuhet në shkrimin e kësaj videoje.
Ndryshe janë bërë gjashtë muaj që kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë. /Telegrafi/
Wakey-wakey!
The Armed Forces of Ukraine gently awakened the occupier from his sleep. pic.twitter.com/f7CoR8X2Md
— NEXTA (@nexta_tv) August 26, 2022