Telegrafi

Forcat ukrainase vazhdojnë t’i konfiskojnë Z-të ruse – nxorën tankun rus të fshehur në pyll

Një video që u publikua nga mediumi Nexta tregon forcat ukrainase të cilët konfiskojnë tankun rus të fshehur diku në pyll.

Siç raportohet, rusët si duket e kishin fshehur tankun e tyre në pyll pas tërheqjes. Tani ky tank do të përdoret nga forcat ukrainase, transmeton Telegrafi.

“Gjatë tërheqjes, pushtuesit rusë u përpoqën të fshehin pajisjet e tyre në pyll, por ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës e gjetën dhe tani do të shërbejë kundër pushtuesve”, thuhet në mbishkrimin e videos të shpërndarë në Twitter nga mediumi Nexta.

Sipas videos, ukrainasit ngrehin me tankun e tyre tankun e fshehur rus.

Në tankun rus, shihet shkronja Z. /Telegrafi/