Ky është momenti kur forcat ukrainase sulmuan dy ushtarë rusë që gjendeshin diku në llogoret e Bakhmutit.
Sulmi i ushtrisë ukrainase u krye disa herë me predha përmes dronëve të tyre që fluturonin mbi vijën e frontit, transmeton Telegrafi.
Pamjet u publikuan nga Grupi Taktik i Konsoliduar i Adamit por nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe vendndodhja aktualisht është e pakonfirmuar.
Ushtria ukrainase po vazhdon sulmet ndaj caqeve ruse, dhe Bakhmuti është qyteti ku luftimet kanë qenë më të përgjakshmet që kur ka filluar lufta. /Telegrafi/